E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 45 sekonda më parë
Vendi

Kaos në Kuvend/ Demokratët ndezin tymuese, Nikolla mbyll seancën

Kontrollet e Gardës sërish nuk mundën të evitonin ndezjen e tymueseve në sallën e Kuvendit. Seanca pleanare e së enjtes nisi sërish me tension të shkaktuar nga demokratët, ndonëse shumë prej tyre nuk u lejuan të futen në sallën e parlamentit.

Demokratët vijuan protestat e tyre ndaj mazhorancës duke ndezur tymuese dhe shkatuar zhurmë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vijoi me rendin e ditës, duke miratuar projektligjet me kartonët jeshilë të ngritur nga socialistët.

Me përfundimin e votimit të projektligjeve, njësoj si herët e tjera, Nikolla lajmëroi përfundimin e seancës plenare./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë