E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kaos në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë/ Shqiptarët nga Italia s’lejohen të kalojnë

Situatë kaotike në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë prej koronavirusit. Tre autobusë me 150 shqiptarë që kthehen nga Italia u bllokuan mes kufirit Kroaci-Mali i Zi që mbrëmjen e të martës nga pala malazeze pasi nuk lejohen që të kalojnë.

 

Reklamë

Pas disa negociatave, malaezezët lejuan kalimin e tyre, por me kushtin që të shoqërohen me polici dhe autoambulancë deri në Muriqan. Ata lajmëruan autoritetet shqiptare që të dalin t’i marrin.

 

Mali i Zi ka dhënë urdhër për të gjitha pikat kufitare që të mos lejojnë hyrjen e asnjë personi që ka në pasaportë vulën italiane të 15 ditëve të fundit. Pas situatës së krijuar, në pikën kufitare Muriqan mbërriti Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë