Subscribe

Fluturimet ajrore drejt destinacionave europiane janë në një paqartësi të plotë. Edhe pse disa linja ajrore kanë rinisur punën, konkretisht fluturimet në drejtim të Vjenës, Serbisë, Greqisë, sërish lëvizjet e qytetarëve mbeten të kufizuara.

Deri në një vendim final për hapjen e kufijve të vetmit që mund të kryejnë udhëtime ajrore nga Tirana janë ata qytetarë, të cilët janë rezidentë në vendet e Bashkimit Europian apo kanë një leje qëndrimi.

Ndërsa kategoria e dytë janë fluturimet e riatdhesimit që kryen kompania me kapital shqiptar.

Ndaj, në një situatë të tillë rekomandohet që qytetarët, që nuk kanë pasaportë europiane apo leje qëndrimi, të mos presin bileta në mënyrë individuale apo nëpërmjet agjencive deri në një qartësim të situatës.

Edhe në faqen zyrtare te aeroportit Nënë Tereza jepen informacione të përditshme lidhur me nisjen dhe anulimet e fluturimeve.

Ndaj çdo pasagjer duhet të informohet paraprakisht lidhur me fluturimin që do të kryejë. Pikërisht si pasojë e kësaj situate edhe linjat orare janë të kufizuara në fluturimet që ofrojnë, deri në hapjen totale të kufijve.

Sipas të dhënave ende të pazyratrizuara brenda këtij muaji pritet të merret një vendim për hapjen e kufirit me Italinë, aty ku kemi edhe lëvizjet më të mëdha të qytetarëve që kanë prerë bileta dhe iu janë spostuar fluturimet pa afat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *