Pas gjysmës së parë të se zonit Harry Kane ka lënë me “gisht në gojë” jo vetëm tifozët e Bayernit, por gjithë dashamirësit e futbollit në Europë e më gjerë.

Asnjë sulmues në ligat elitare të kontinentit të vjetër nuk e ka tundur rrejtën mike më tepër se Kane, plotë 22 herë përgjatë 16 javëve.

Kjo e dhënë e barazon aktualisht me statistikën më të lartë të Robert Leëandoëskit pas pjesës së parë të sezonit, megjithatë Kejni ka edhe një ndeshje në dispozicion për të përmirësuar kuotën e mësipërme.

Në një prononcim për prestigjiozen gjermane “Kicker”, ai ka folur shumëçka, nga diferenca mes Bundesligës dhe Premier Ligës, te fjalët plot “mjaltë” për Thomas Tuhel, deri te mosha e “pensionimit” në futbollin aktiv.

“Në kampionatin anglez kam shpenzuar shumë vite dhe e njoh deri në detaje. Bundesliga nga krahu tjetër është eksperiencë e re, të cilën po e shijoj në maksimum. Nëse i vendos ndërmjet tyre, secila ka veçoritë e saj. Konkretisht, në Angli futbolli është më dinamik, është e vështirë të krijosh të çara në zonën mike. Kurse Bundesliga mbart filozofinë e ndërtimit të lojës nga mbrapa. Zgjerimi i skuadrave në fushën e blertë bën të mundur edhe lënien e hapësirave në prapavijë. Ama atmosfera që krijojnë tifozët gjermanë është më lartë sesa atmosfera e atyre anglezë. Të motivon akoma më tepër të japësh më të mirën në fushë”.

Taktikat e Tuchel

“Trajneri ynë ka ide të shkëlqyera. Prej merkatos së verës së vitit 2023 dhe deri në këtë pikë jam shumë i kënaqur me punën në ekip. Ai e di se cilat janë pikat e mia të forta dhe përpiqet të ma bëjë detyrën më të lehtë në ndërtimin e manovrave sulmues. Rezultatet janë aty, prandaj fjalët do të ishin te tepërta në këtë rast. Energjia e Tuhelit mbart në vetvete pasion, i cili transmetohet në seancat stërvitore, dhomat e zhveshjes dhe udhëzimet nga pankina. Më pëlqen të dëgjoj me tepër kureshtje udhëzimet e tij, pasi ia njoh vlerat dhe kontributin si trajner. Por kjo nuk është e gjitha, ne ndajmë edhe mendime rreth jetës së përditshme si dy miq të mirë”, vijoi me vlerësimin për “timonierin” e bavarezëve, Tomas Tuhel.

Objektivat

“Ndodhemi 4 pikë pas Leverkusenit në kampionat, por me një ndeshje më pak. Ata po zhvillojnë një sezon perfekt, por me kalimin e javëve gara do të ndizet dhe ekipi që do gabojë më pak do marrë titullin. Qëllim ynë është i qartë, suksesi në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, megjithatë uria e grupit dhe potenciali në gjirin tonë më bën të besoj se mund t’ia dalim pa problem”.

TERHEQJA NGA FUTBOLLI

“Dua të luaj futboll për aq kohë sa trupi dhe mendja më lejon. Po e shijoj jo vetëm zhvendosjen, njëkohësisht edhe arritjet brenda një kohe tepër të shkurtër këtu në Mynih. Ndoshta mund të vozis me topin në këmbë si profesionist deri në moshën 40- vjeçare”, u shpreh me nota optimiste futbollisti me numër “9” në “Allianz Arena”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *