Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatët e PS për Gjirokastrën, duke ritheksuar se zgjedhjet e ardhshme janë historike për rrugën drejt BE-së.
“Për herë të parë janë bashkuar ylli i fatit tonë, me yllin e fatit të tyre, jo vetëm ne duam që të bëhemi anëtarë të BE, por edhe ata duan që të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë që do jetë i tillë në pafundësi. Është derë që është hapur tani për arsye që lidhen me ne sepse kemi bërë detyrat, kemi fituar respekt, na besojnë, por edhe për arsye që nuk lidhen me ne, sepse BE është në një moment kur përballet me një botë të trazuar”, tha Rama.
Më 11 maj, Rama ua kërkon votën edhe demokratëve
“Një votë më e fortë se sa thjeshtë shumica e PS, është mesazh për atë në Bruksel, se shqiptarët përtej të majtës së djathtës, përtej partive, po na thonë me votën e tyre që ne e kuptojmë mesazhin tuaj, e pranojmë sfidën që na keni bërë. Ne të gjithë si popull mbështesim këtë proces dhe duam të bëhemi anëtarë të BE”, shtoi ai.
Në mbyllje, shefi i kabinetit qeveritar dha sërish një mesazh për drejtësinë.
“I japim forcë të vijoj pa frikë”, deklaroi Rama. /vizionplus.tv