Subscribe

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka prezanton kadidatët për deputetë të partisë që ajo drejton, tashmë në disa qarqe të vendit.

Edhe më herët, Topalli është shprehur se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Topalli u shpreh se kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim janë akademikë. Sipas saj, kjo është një mënyrë për ti dhënë një mesazh gjithë klasës politike.

“Sikur asgjë të mos ndodhë, vetëm fakti që ne si forcë e re japim një mesazh me njerëz që kanë një jetë akademike të suksesshme, që kanë arritur një histori suksesi në vende të ndryshme apo brenda vendit tonë. Është një mesazh që i japim klasës politike që bën diferencën. Këto janë një brez i lirë. Këto nuk kanë frikë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *