E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kandidatët e 25 prillit/ Soreca thirrje KQZ: Të zbatohet plotësisht ligji i dekriminalizimit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme për të kaluar në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike.

Soreca thekson se të gjithë kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit duhet të plotësojnë standardet e larta të integritetit.

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është në dorë të KQZ e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e  Përgjithshme, për të verifikuar kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë