E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kanabis në parcelën me misër

Dy persona që kultivonin hashash në shtëpi u arrestuan në Tiranë, gjatë një operacioni antidrogë të koduar nga policia me emrin “Kunati”.

 

Efektive të komisariatit nr 4 kontrolluan kopshtin e shtëpisë së 44-vjeçares Bukurije Fejza, ku mes misrit gjetën të mbjella dhe kanabisin. Gjatë operacionit Policia arrestoi edhe 39 vjecarin Ndriçim Kuka, bashkëshort i motrës së Fejzës.

 

Gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armë luftarake dhe 21 kilogramë hashash ndërsa Bukurije Fejza kishte fshehur dhe një pistoletë shenjëhedhëse.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video