E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kanabis në Malësitë e Krujës/ Forcat speciale nisin operacionin

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në disa fshatra të Malësisë së Krujës.

Aksioni është ndërmarrë pasi gjatë kontrolleve të zhvilluara me dron uniformat blu kanë konstatuar më shumë se dhjetë parcela të mbjella me bimë narkotike.

 Sipas burimeve, disa prej parcelave janë mbjellë në afërsi të fshatrave mafsheq, buzmal e shkretë. 

Në aksion po marrin pjesë forca të shumta policie të komisariatit të Krujës, ato speciale si dhe të Renea-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë