Subscribe

6 herë kampioni i Shqipërisë në çiklizëm, Ylber Sefa ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në “Albano Show” në Vizion Plus.

Sefa ka rrëfyer se edhe pse ai është shpallur 6 herë kampion në rrugë dhe 5 herë në garën kronometrike, tani ai nuk lejohet të marrë pjesë në gara, duke drejtuar gishtin nga Federata e Çiklizmit.

Ata që administrojnë Federatën e kanë privatizuar. Më kanë përjashtuar nga Fedarata”, tha Sefa.

Ndërkohë Sefa zbuloi se edhe pse ishte shpallur kampion 6 herë rresht nuk është shpërblyer në shuma monetare, ndërsa ka habitur duke thënë që zarfi që merrte ka qenë gjithmonë bosh.

Zarfin që më kanë dhënë sa herë kam dalë në podium ka qenë bosh. Tre herët e para ishte bosh zarfi, se tre herët e tjera nuk më jepnin zarf fare, vetëm atë kupën”, vijoi kampioni i çiklizmit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *