E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kamioni rrëzohet në det në gadishullin e Karaburunit, plagoset drejtuesi

Nje kamion trailer është rrëzuar në det. Kamioni është rrëzuar në gadishullin e Karaburunit dhe po transportonte ushqim për vaskat e peshkut.

 

Mjeti ka qenë duke ecur në nje rruge te ngushte kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa saltrove ka përfunduar në det.

 

Reklamë

Kanë qeën punonjësit e vaskave ata që kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit. Ai është transportuar në spital, ku aktualisht është në reanimacion dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga ana tjetër kompania nisi punën për nxjerrjen e trailerit, I cili si rrallë herë është transportuar nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum.

Vazhdo të lexosh

Reklamë