E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kamioni me trupa të pajetë ka hyrë në Britani nga Belgjika

Policia britanike tha se kamioni, ku janë gjetur 39 trupa të pajetë, mëngjesin e së mërkurës, besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.

Më herët, autoritetet thanë se ai mund të ketë hyrë nga porti në Uells, që është një pikë kryesore për trafikun nga Irlanda.

Trupat – 38 të rritur dhe një adoleshent – u gjetën në Parkun Industrial Waterglade, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Policia tha se ka arrestuar vozitësin e dyshuar të kamionit.

Reklamë

Mediat britanike e identifikuan atë si Mo Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda Veriore.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, në anën tjetër, konfirmoi se kamioni është i regjistruar në qytetin bullgar Varna, në një kompani të një gruaje nga Irlanda.

Megjithatë, kryeministri bullgar, Boyko Borissov, tha se personat e gjetur të vdekur në kamion nuk kanë hyrë në të në Bullgari, sepse automjeti nuk ka qenë atje prejse është regjistruar në vitin 2017.

Borissov tha se Bullgaria po bashkëpunon me autoritetet britanike në hetime.

Policia britanike tha se nuk i ka identifikuar ende viktimat.

Ajo nuk dha detaje se sa nga to janë burra ose gra.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se incidenti është një “tragjedi e paimagjinueshme” dhe “vërtet zemërthyese”./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë