Sasia prej 400 kg kokainë e kapur nga aurtoritetet e Kosovës, ishte fshehur në një kamion me mish, i cili kishte ardhur nga Brazili.

 

Kompania qe kishte porositur ngarkesën ishte me bashkëpronar shqiptar dhe me seli edhe në qytetin e Kavajës.

 

Ngarkesa kaloi përmes Portit të Durrësit dhe ka qenë në vëzhgim nga policia. Mirëpo, kamioni me mish dhe kokainë të fshehur në të është ndaluar kur mbërriti në Lipjan të Kosovës. Për pasojë, të gjithë personat që kanë qenë në të janë shoqëruar.

 

Operacioni është realizuar nga DEA amerikane, policia Italiane, ajo shqiptare dhe në fund Policia e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *