Dhjetëra ndërtime pa leje çuan ne pranga 8 persona, mes tyre 6 inspektore të Inspektoratit Ndërtimor te Bashkisë se Kamzës dhe 2 punonjësve te policisë qe mbulon ketë territor. Ata u ndaluan pas urdherarresteve të nxjerra nga Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që 6 persona të tjerë janë shpallur ne kërkim. Inspektoret dhe dy efektivet akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e 80 objekteve të paligjshme, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave. Inspektorët e INUV për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Bërxullës dhe Zall Herrit, konstatonin ndërtime të paligjshme në ambiente familjare e biznesi dhe nuk i raportonin. Nga verifikimet në terren të paktën 39 ndërtime të paligjshme nuk ishin referuar nga ana e inspektorëve të INUV, të cilët vazhdonin të merrnin para. Sipas Prokurorisë, edhe disa punonjës të Komisariatit nr. 5, i cili mbulon zonën e Kamzës, në bashkëpunim me punonjësit e INUV-it, nuk raportonin për ndërtimet e paligjshme, si edhe ndërhynin tek Inspektorati për lejimin e tyre. Edhe për punonjësit e policisë ka dyshime se këto ndërhyrje i realizonin përkundrejt pagesave nga ana e qytetarëve. Ndalimet janë bere mëngjesin e se mërkurës, ne kuadër te operacioni “Smile 3”, ndërkohë qe vijon puna për kapjen e 6 personave te tjerë te shpallur ne kërkim.