E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kambisti i palicencuar kapet në flagrancë me aparat paralizues

Një person është arrestuar në flagrancë në Pogradec pasi ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, si edhe posedonte pa leje aparat neuroparalizues.

A.X., 46 vjeç, banues në Pogradec u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë.

 

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklamë

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë