Një nga të mbijetuarit e koronavirusit është edhe Darren Buttrick, baba i tre fëmijëve, i cili ka përshkruar momentin kur u fut në repartin e kujdesit intensive.

Ai ka rrëfyer se si iu është lutur mjekëve që të bënin çmos që ai të shpëtonte. Infermierët i dhanë 15 minuta kohë për të folur me të dashurit e tij në rast se nuk do të dilte nga kujdesi intensiv.

“E kisha të vështirë të gjeja numrat, të kontaktoja familjarët dhe miqtë që t’ua shpjegojë atë që ndjeja. Kam qarë dhe i kam lutur mjekët dhe infermierët që të mos lejonin që unë të vdisja. Më është dashur t’i shpjegoj Angelas, prindërve, vëllait, motrës dhe familjarëve tjerë dhe miqve se ndoshta ky është takimi ynë i fundit. Ka qenë një moment emocionues, por edhe shumë i frikshëm. Kam qarë si fëmijë”, tha Darren.

Ndërkohë, bashkëshortja tha se ajo dhe tre vajzat e saj kishin mbetur të shokuar, kur dëgjuan çfarë i kishte ndodhur partnerit dhe babait të tyre.

Ai u infektua më 11 mars dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër. Darren ka arritur të shërohet plotësisht, ndërsa shprehet se nuk do ta harrojë kurrë atë çfarë ka përjetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *