Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin vjetor para deputetëve, është shprehur se 2017-ta është vit i arritjeve, pavarësisht sfidave të mëdha që ka kaluar vendi.

 

Thaçi u bëri thirrje deputetëve, qe marrëveshja e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të dalin nga Izolimi.

 

“Duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen e vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.  Duhet pa humbur kohë të themelojmë asociacionin e komunave me shumicë serbe.”

 

Lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, presidenti Thaçi, siguroi se gjatë vitit 2018, Kosova do të ketë ushtrinë e saj.

 

“Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë strategjikë. Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e veta mbrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë.”

 

Presidenti bëri thirrje edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *