E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kaloi vettingun, IKP ankimon vendimin për prokurorin Gentian Osmani

Institucioni i Komisionarëve Publikë (IKP) ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

 

Prokurori është konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisionieri Publik ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese me pretendimi se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

 

Reklamë

Komisioneri Publik në njoftimin e tij thekson se ndryshe nga sa ka konkluduar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e vlerësimit, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

 

Prokurori Osmani ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që ka hetuar dosjen e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë