E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kallëzimi penal ndaj Sali Berishës/ Prokuroria e Përgjithshme shpall moskompetencën

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pranë Prokurorisë së Përgjithshme për “përhapje informatash të rreme”.

 

Kjo Prokurori i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë ku thuhet se kjo çështje nuk është kompetencë e tyre.

 

Reklamë

“Pavarësisht se kjo padi është dorëzuar fizikisht në Prokurorinë e Përgjithshme, kompetenca nuk i takon kësaj zyre, por Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë”, thuhet në dokument.

 

Ish kryeministri Berisha akuzohet për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme. Sipas grupit të PS-së këto njoftime synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.

 

Po ashtu, socialistët i bënë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, “të instruktuar për të përhapur panik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë