Subscribe

Familjarët e katër viktimave të 21 janarit depozituan sot në SPAK një kallëzim për Sali Berishën në cilësinë e ish-kryeministrit në vitin 2011, Lulzim Bashën si ish-Ministër i Brendshëm, ish-komandantin e gardës Ndrea Prendin dhe gardistin, Agim Llupo në rolin e ekzekutorit.

 

 

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i vrarë në Bulevard, u shpreh se SPAK nuk duhet t’ia kishte dhënë kompetencat hetimore Prokurorisë së Tiranës, pasi kjo e fundit është e ndikuar politikisht.

 

 

MARK NIKA
FAMILJAR I ALEKS NIKËS

Ne na ka rënë në dorë një kasetë, audio ku flitet për mekanizmin që ka përdorur garda. Aty identifikohet zëri i komandantit të gardës ku thuhet të qëllohet në mish. E dorëzojmë këtë vetëm te SPAK se te prokuroria nuk kemi besim. Ka një ndikim politik nëse nuk merret, se përgjigjen ata duhet të na i jepnin me shkrim, ata ja kanë kaluar prokurorisë, por prokuroria nuk ka këllqe ta hetojë këtë gjë. Ata thonë nuk kemi prova… s’mund të na i refuzojë.

 

Familjarët e viktimave presin që Spak të tërhiqet nga ky vendim.

 

Ai edhe kryesisht ta tërheqë dosjen nga Prokuroria e Tiranës se ata e mbajnë në sirtar, luajnë në ping pong. Duhet rikualifikimi i veprës se po të mos kishte plumb në kokën e Aleksit dhe i të dëmtuarve të tjerë, kush do të përgjigjet për vrasjen?

 

Por, kreu i Spak për shkak të angazhimeve e ka patur të pamundur t’i takojnë familjarët e katër viktimave që humbën jetën në bulevard. Ndërkohë, për të njëjtën çështje, ata i janë drejtuar edhe Gjykatës së Strasburgut, e sipas Mark Nikës, kjo gjykatë ka konstatuar një sërë shkeljesh.

 

Në protestën e 21 janarit, u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, ndërsa 12 vjet më pas, publikimi i një bisede mes gardistëve ka sjellë rinisjen e hetimeve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *