Subscribe

Shqiptarët e susksesshëm në botë janë ata që na bëjnë krenar të gjithë ne, një prej tyre është edhe muzikanti Berat Haskaj, i njohur ndryshe si Benny apo Bennito.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Facebook, Benitto ka rrëfyer se si ndodhi kalimi i tij nga kërcimi në muzikë.

Ai tregoi se ishin fansat ata që e shtynë që të merrej dhe me këngë pasi kishin parë një talent të veçantë.

Ndërkohë muzikanti shqiptar rrëfeu se ai ka dhe një studio kërcimi në Zvicër ku bashkëpunon me muzikantët zvicerianë.

Pjesë nga biseda:

Bennito: Në fillim e kam pasur Beni, për shkak Berat-Beni, pastaj një shoqja ime më thoshte Bennito.

Brikena Prifti: Sa kohë e ke që e ke patur si emër?

Bennito: Në kërcim e kisha Benny, në muzikë e vendosa Bennito.

Brikena Prifti: Si ishte kalimi nga kërcimi në muzikë?

Bennito: Ne kërcimtarët jemi pjesë e muzikës, Nga viti 2003 kam qenë pjesë e festivaleve. Por kam patur kritika dhe nga fansat që më kërkonin të këndoja.

Brikena Prifti: Pse mendonin kështu?

Bennito: Kisha veshë për muzikë. Provova me këngën e parë në vitin 2010-të dhe deri tani kam ecur shumë mirë. Tani po mendoj më shumë pozitivisht me më shumë energji.

Brikena Prifti: Ke lindur në Kosovë dhe më pas je zhvendosur në Zvicër?

Bennito: Ka 13 vite që jam zhvendosur në Zvicër.

Brikena Prifti: Kush e zbuloi talentin për kërcimin?

Bennito: Kam patur fiksim Michael Jackson, dhe pastaj kam nisur të vallëzoj dhe tashmë është pjesë e jetës time.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *