Subscribe

Si asnjëherë më parë, një projekt-buxheti u votua pa asnjë diskutim e debat mes qeverisë dhe opozitës.

 

Aksioni i deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit edhe pse nuk pamundësoi votimin, tymueset dhe rrëmuja në sallën e parlamentit bëri që projektligji më i rëndësishëm të mos i nënshtrohej asnjë analize apo kundërshtie nga opozita.

 

Kryetari i komisionit parlamentar, përgjegjës për shqyrtimin e projektbuxhetit, Eduart Shalsi thotë për Vizion Plus se një pjesë e opozitës po shfrytëzohet nga Sali Berisha për sikletet e tij me drejtësinë.

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT PER EKONOMINE DHE FINANCAT

Sali Berisha në një shmangie dinjiztoze me drejtësinë ka zgjedhur të përdori dhe të instrumentalizojë një grup deputetësh. Ata janë në shërbim të një non-grate që kurrësesi nuk do të lejojë një situatë normale. Momenti i buxhetit është momenti më i rëndësishëm për një parlament ku debatohet, sfidohet qeveria. Një opozitë që nuk është në gjendje që të japi alternativa do të thotë që nuk ngjall shpresë.

 

Me pendesën se në të kaluarën as aksionet e socialistëve në opozitë nuk janë për tu duartrokitur, Eduart Shalsi, e përjashton mundësinë që debatet për projekbuxhetin t’i zëvendësonin me karrige të përmbysura, tymuese e zjarr.

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE

Nëse do të ishim në opozitë tani kjo do të ishte gjëja e fundit që nuk do t’ia kishim lejuar vetes të bënim sepse është një rrugë tashmë e provuar që nuk të çon askund. Kjo është një opozitë e pashpresë në shërbim të një njeriu që i merr frymën asaj opozite.

 

Në situatën e krijuar kur mosbindja e shumicës së deputetëve demokratë po pengon zhvillimin në kushte normale të jetës paralementare pasi sipas saj Edi Rama po i mohon të drejtat kushtetuese, kryetari i komisionit të ekonomisë dhe financave nuk lexon asnjë krizë politike.

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE

Nuk kemi një krizë parlamentare. Kemi një krizë brenda opozitës që kërkojnë medeomos ta konvertojnë në krizë parlamentare. Ligjet diskutohen, debatohen dhe miratohen.

 

Deri në 7 dhjetor kur projektbuxheti do të votohet nen për nen, shumica socialiste deklarohet e hapur për të diskutuar mbi çdo propozim që vjen nga opozita.

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE

Ata po i konsiderojnë tradhëtarë brenda vetes. I dogjën Lulit dje tavolinën, aq sa duket sikur nuk e kanë me mazhorancën, po sikur e kanë me një pjesë të tyren. Ju e patë atë që i bënë një pjesë të kolegëve të opozitës që morrën pjesë në takime dhe i masakruan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *