Policia kufitare e Kakavijës ndaloi këtë të martë 17 klandestinë pakistanezë dhe sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit jeshil me Greqinë.

 

Ata janë ndaluar në rrugën dytësore në aksin Jorgucat – Kakavijë, ndërsa janë arrestuar edhe katër personat që i shoqëronin për të kaluar në kufi dhe për të vijuar udhëtimin në territorin shqiptar.

 

Në momentin e ndalimit 17 klandestinët po udhëtonin në katër automjete. Të arrestuarit janë Rasim Koxha, Riza e Besim Hysa, si dhe Gëzim Zeka.

 

Burime nga drejtoria e kufirit në Kakavijë bënë me dije se përgjatë një muaji numri i klandestinëve të kapur ka arritur deri në 180.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *