Subscribe

“Kahe 3” është ekspozita e tre profesorëve të fakultetit të arteve të bukura, Artan Buca, Ermal Baboçi dhe Orlis Vathi, të cilët në edicionin e tretë të kësaj ekspozitë kanë zgjedhur të vijnë me një cikël veprash që nis me punimet e para të tyre qëkurse ishin studentë.

 

Ekspozita me profil retrospektiv, rrëfen tre piktorët që vijnë me piktura, vizatime, grafika dhe instalacione e që trajtojnë tematika që sipas tyre edhe sot janë koherente.

ARTAN BUCA

ARTIST

“Tek cikli i arkitekturës dhe natyrës kam marrë pjesën ku njeriu shton dhe prek dhe pastaj pjesën ku natyra me delikatesë edhe kur njeriu e shton dhunshëm natyra e transformon e lidh dhe e bën pjesë të saj.”

ORLIS VATHI

ARTIST

“Janë vënë disa barriera i kemi dhe virtuale. Tani nuk është barrierë muri por është barrierë distancimi, barriera e shkëputjes e izolimit.”

Ermal Baboçi optikën e tij për lëvizjen ka zgjedhur ta shprehe nëpërmjet instalacionit.

ERMAL BABOÇI

ARTIST

“Problemi im ka qënë lëvizja në këtë ekspozitë. Me anë të materialit të asaj që unë gjykoj që qëndron dhe nuk qëndron. Po të shihen punët njëra pas tjetrës do ndjeni që nuk ka një qëndresë, mund të shohësh punën dhe ajo lëviz rritet.”

ERMIR HOXHA

KURATOR

“Te secila prej tyre kam marrë disa punë nga shkolla dhe kjo është një zgjedhje e qëllimshme pasi mua më interesonte shumë që disa punë të komunikonim me studentët që janë sot, të shikonim se si para 20 vitesh realizonte vepra si student dhe se si ato janë sot si pedagog.”

“Kahe tre” është ekspozita e pare për këtë vit që hapet në Galerinë Fab, ku artdashësit mund ta vizitojnë deri më 31 Mars.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *