Subscribe

Nga sot, të gjitha sportelet fizike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë mbyllur. Kjo do të thotë se qytetarët që duan të marrin një shërbim, do të kenë mundësi të aplikojnë vetëm në portalin e-albania, pa u drejtuar më pas në pika fizike për të pyetur apo marrë informacion të mëtejshëm, me qëllimin sipas qeverisë, për të shmangur korrupsionin.

 

GJERGJI BEGAJ

EKSPERT PER ÇESHTJET E PRONAVE

 

“Sportelet janë mbyllur, por Rama tha se do të mbyllen dyert e instituvcionit të ASHK, qytetarët nuk mund të shkojnë më në dyert e ASHK dhe të komunikojnë me specialistin. Në 3 korrik nuk do të ketë më komunikim të njerëzve me specialistëve sepse kjo bëhej burim korrupsioni sepse në momentin që aplikohej dhe shkohej pranë sporteleve, dikush thoshte diçka dhe t’i kërkoje një shërbim më të përshpejtuar.”

 

Me mbylljen e të gjitha pikave fizike, ekspertët që merren me çështjet e pronave bëjnë apel nga punonjësit e Kadastrës që shërbimi për qytetarët të mos vonohet, të paktën në rastet kur çdo dokument është i rregullt.

 

GJERGJI BEGAJ

EKSPERT PER ÇESHTJET E PRONAVE

 

“Të shtohet kërkesa e llohgarisë, të rritet cilësia e shërbimit. Ne po flasim tani që hipotekat kanë kaluar në system digjital dhe jot ë gjitha dosjet janë të plotësuara. Po punohet dhe vetë ASHK është futur në një reform të thellë. Shërbimet duhet të bëhen në kohë, të mos sorollatet qytetari. Ndodhte që njerëzity shkonin në Rinas, sorollatje vajte-ardhje, ndërkohë që ti ke aplikuar dh eke paguar një tarifë shërbimi. Pse shërbimi të mos vijë në kohë? Flas për ato dosje që janë të plotësuara. NDërsa të tjerët që nuk e kanë të plotësuar dosjen, duhet të presin. Shteti të garatojë që sërbimi të vijë në kohë dhe të mos ketë më mbingarkesë dhe korrupsion.”

 

Për të shmangur korrupsionin, kryeministri Edi Rama të premten njoftoi edhe se tashmë aplikimi i një qytetari nga Tirana nuk do të shqyrtohet nga specialisti i Tiranës, por i një zone tjetër dhe anasjelltas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *