Ky është momenti kur 36-vjeçari Z.M, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur për 7 vite, shoqërohet nga forcat e policisë për tu njohur me masën e sigursë në Gjykatën e Fierit.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik një ditë më parë, teksa para policisë, babai i 7 fëmijëve ka pohuar se ka abuzuar me vajzën e tij vetëm një herë.
12-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të së martës pasi dyshohet se ishte ngacmuar nga i ati dhe kishte shkuar për të kërkuar ndihmë te fqinjët.
Në një prononcim për mediat, e ëma, tha se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni deri në momentin kur vajza e saj tregoi në polici.
Ajo kërkoi ndihmë nga shteti, pasi çifti ka 7 fëmijë ndërsa bëri thirrje për dënim maksimal për bashkëshortin e saj.
/vizionplus.tv





