E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ka mbushur vendin me kanabis dhe më ka kërcënuar”/ Konflikt në Vaun e Dejës, zyrtari i Bashkisë denoncon shefin e komisariatit

Mark Zhuri, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Vau i Dejës dhe administrator i njësisë Temal, ka denoncuar në media dhe ka hedhur akuza ndaj shefit të komisariatit Vau i Dejës, Bardhyl Saliu.

 

Zhuri ka akuzuar shefin e komisariatit për kanabizim të zonës së Temalit, djegie të pyjeve si dhe kërcënime e ofendime ndaj tij.

 

Reklamë

Zyrtari i Bashkisë ka kërkuar ndjekie penale dhe largim nga detyra të shefit të komisariatit.

 

“Saliu më ka kërcënuar dhe ofenduar. E kam denoncuar në prokurori. Denoncimi për veprimtarinë e tij kriminale, nga kanabizimi deri tek ndërtimet. Territori i Temalit i mbushur me kanabis. Janë djegur 200 ha pyje, asnjë person para përgjegjësisë. Të largohet nga komisariati dhe të ndiqet penalisht.”– është shprehur Zhuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë