E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventusi “leksion” Milanit në “San Siro”, Montella pranë shkarkimit (golat)

Juventusi mund Milanin ne transfertë dhe rigjen Higuainin. Dy gola te argjentinasit nga nje ne cdo pjese rikthejne “zonjen e vjeter” te rezultatet pozitive edhe ne transferte, ndersa te Milani rinis çeshja e traninerit. Gjithsesi, ne San Siro, skuadrat kane patur raste pa fund ndersa Pipita beri diferencen.

 

Ne te 23-ën ne limitet e zonës se rreptësisë karikon fort te djathtën e tij dhe Donaruma nuk ka cfare ben pasi e sheh me mjaft vonese topin. Kalinic kishte ne fundin e pjesës se pare mundësinë me te mire te kuqezinjve për te barazuar por traversa i tha jo.

 

Reklamë

Ne minuten e 63 serish Higuain tregoi se milanistet nuk kishin mesuar nga gabimi I pjeses se pare kur e lane te godiste brenda zones dhe serish gjen rrjeten me nje predhe me te djathten 0-2 dhe Juventusi ka 28 pike ndersa Milani mbetet ne kuoten 16 ne vendin e 8.

 

Ne ndeshjen tjeter te se shtunes Roma mundi minimalisht Bolonjen ne Olimpiko dhe ka 24 pike.El Sharaui ne minuten e 33 shenoi golin e vetem te takimit me nje goditje te mrekullueshme Brenda zones pas nje korneje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë