E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Juventus zgjohet nga “gjumi”, Atalanta shkelqen ndaj Venezias

SALERNO, ITALY - NOVEMBER 30: Paulo Dybala of Juventus celebrates after scoring the 0-1 goal during the Serie A match between US Salernitana v Juventus at Stadio Arechi on November 30, 2021 in Salerno, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Juventus mundi 2-0 Salernitanën në javën e 15 të kampionatit italian dhe provoi t’i jepte një shkelm krizës së rezultateve. “Zonja e Vjetër” nuk pati vështirësi të fitonte në transfertën e Salerno-s, ekip që mbyll tabelën e klasifikimit në Serie A. Me Kiezën e dëmtuar, Alegrin e nderoi dyshja Dybala-Morata, ndonëse spanjolli u fut në fushën e lojës vetëm në pjesën e dytë, pasi titullar e kishte nisur sfidën Moise Ken. Gjithsesi njeriu i ndeshjes ishte argjentinasi Dybala. Argjentinasi krijoi dy rreziqe në 10 minutat e para, ndërsa vendasit u përpoqën të krijonin panik tek porta mike vetëm në minutën e 15 me Simi. Sidoqoftë diferencat në nivel teknik ishin të mëdha dhe avantazhi i Juventusit nuk vonoi. Dybala, pas një bashkëpunimi me Kulusevskin, shënoi me të majtën nga jashtë zone. Pak minuta më vonë Juventusit i anulohet një gol i shënuar nga Kielini për një pozicion jashtë loje të Ken, ndërsa në fund të pjesës së parë Bentancur humbet një rast të mirë. Salernitana të vetmin rrezik e krijon pas gati 1 orë loje, kur godet shtyllën me Ranierin. Me të kaluar ky panik, Juventus mbyll ndeshjen me Moratën në minutën e 70, pasi spanjolli kishte vetëm pak që ishte futur në fushë. Në të 94 Dybala rrëshket dhe gabon nga pika e bardhë e penaltisë. 24 pikë për Juventusin pas 15 javësh, 7 më pak sesa Atalanta, aktualisht e 4 në klasifikim. Bergamasket shkatërruan Venecian në shtëpi me rezultatin 4 me 0. Heroi i ndeshjes ishte Pasalic, me një trigolësh, ndërsa tjetri u shënua nga Kopmainers. Tek Atalanta luajti titullar si gjithnjë Berat Gjimshiti i zëvendësuar nga Toloi, pasi sipas trajnerit Gasperini ishte tensionuar me një kundërshtar të tijin dhe rrezikonte të merrte karton të kuq. Të dyja sfidat, sikurse edhe Fiorentina-Sampdoria që u mbyll 3 me 1 dhe Verona-Kaljari 0 me 0 u transmetuan në platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë