E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do të përjashtohen nga Champions League”

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid do të njihen brenda pak ditësh me vendimin  e Uefa-s, mbi masën që ky institucion do të marrë për tre klubet Big që udhëhoqen projektin për Super Ligen europiane.

Presidenti i La Ligës Javier Tebas në një intervistë për Gol TV lëshoi alarmin: “Kam një bindje që Uefa do ti përjatoje këto trek lube nga Champions League I sezonit të ardhshëm. Reali, Barca dhe Juventus duhet të kenë frikë. Kanë shqetësuar me veprimet e tyre shumë klube europiane por edhe vetë qeverine e futbollit, u shpreh Tebas.

Reklamë

Deklarata të forta që trembin pa masa klubet në fjalë dhe tifozët e tyre.

“Nuk besoj se po shkojmë drejt penaliteteve ekonomike. Besoj se do të ketë sanksione administrative, pra përjashtim nga Champions., tha në fund kreu i La Ligës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë