Misioni i Cristiano Giuntolit në Londër ka objektivin kryesor zgjidhjen e çështjes Lukaku . 

 

Sipas Corriere della Sera, perfaqesuesit ligjore te belgut kanë njoftuar Juventusin se janë të gatshëm të presin deri në fund të kësaj jave. 

 

Megjithate perpara se te blej sulmuesin belg, Juventus duhet te zgjidhje ceshtjen “Vlahovic” per te cilin bardhezinjte kerkojne 70-80 milione euro, nga te cilat 40 mln do te investoheshin tek Lukaku.

 

Megithate deri tani as vete Chelsea dhe as PSG nuk jane e gatshem te paguajne deri ne 80 milion euro per serbin.

 

e ne keto kushte drejtuesi bardhezi Giuntoli ka nje tjeter plan; ta marre Lukakun nga Chelsea ne huazim me te drejte blerje per 40 milione euro. Vetem keshtu Juventus do te kete kohe ne dispozicion per te shitur Vlahovicin.

 

Ne kete rast duhet bindur Chelsea qe deshiron ta largoje Lukakun ose me shitje perfundimtare ose huazim me detyrim blerje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *