Subscribe

Dekani i fakultetit të Juridikut ka informuar studentët se mësimi do të nisë këtë të martë në një nga gjimnazet e Tiranës.

 

Kjo iniciativë për të zhvendosur zhvillimin e mësimit ka ardhur pasi studentët e ngujuar vijojnë të mos lejojnë zhvillimin e mësimit.

 

Bëhet me dije se mësimi do të zhvillohet pasdite.

 

Të hënën dekani i kërkoi ndihmë ministrisë së Arsimit për t’i vënë në dispozicion ambiente të tjera për të rinisur mësimin dhe mesa duket ministria e Arsimit ka gjetur zgjidhje ambientet e gjimnazeve të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *