Subscribe

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Ne letrën dërguar shefit të qeverise Juncker thotë se zbatimi i reformës ne drejtësi duhet te nise sa me pare. Presidenti i Komisionit Europian rendit disa nga çështjet qe qeveria e re Rama duhet ti ketë prioritet ne mandatin e dyte.

 

Shqipëria është një partner i rëndësishëm për BE, dhe Komisionin Europian, kërkon që ajo të vazhdojë bashkëpunimin për t’u përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Masat konkrete janë të nevojshme për implementimin e reformës në drejtësi dhe në veçantit për vettingun e gjykatësve dhe prokuroreve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përfshihet edhe lufta kundër lëndëve narkotike.”

 

Juncker thotë se rezultati i zgjedhjeve i dha Ramës një mandat te tjetër per te ecura përpara me reformat.

 

 “Zgjedhjet e fundit tregojnë se qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë juve një mandate tjetër për të vazhduar reformat për të cilat kishe filluar të punoje në vitet e kaluara. E mirëpres zhvillimin me opozitën, tejkalimin e çështjeve që keni pasur vetëm që të ecni përpara për sfidat që e presin Shqipërinë. Bashkimi Evropian kërkon partneritet dhe dialog brenda partive.”

 

Ne fund te mesazhit te tij presidenti i Komisionit Europian rikonfirmon ndihmën e Bashkimit Europian per Shqipërinë, me qellim qe vendi t’i bashkohet unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *