Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjte e dëborës, reshje që kanë qenë më të dendura në zonat malore aty ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm.
Reshjet kanë filluar në mbrëmjen e së premtes dhe kanë vijuar për më shumë se disa orë. Reshje dëbore me intensitet të ulët ka patur edhe në qytetin e Korçës.
Nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit në akset nacionale përfshi këtu dhe fshatrat turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit.
Probleme ka patur në akset e rrugëve malore aty ku trashësia e dëborës ka qenë më e madhe. Është punuar për normalizimin e situatës.
Gjatë reshjeve të dëborës ka patur shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në njësitë administrative të fshatrave malore.
Policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve që do të kalojnë fundjavën në fshatrat turistike të bëjnë kujdes e mjetet t’i kenë të pajisur me goma dimërore./vizionplus.tv





