Subscribe

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur. E ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” me modëratorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova Meri tha se kemi nisur javën me një hyrje të Diellit me plutonin. Është një hyrje e fortë që shkakton pak situatë ankthi, por ka të bëjë me marrjen në kontroll të situatave. Hyrja katëkëndore e bën që e bën javën aspak të zakonshme. E rëndësishme është që ka një axhendë të ndryshueshme. Faktori i të papriturës është prezent, jo detyrimisht për keq.

Çfarë kemi të rëndësishme me raportet ekonomike duhet të vendoset në axhendë ditën e sotme.

Nga dita e mërkurë deri ditën e premte është ndikimi i hënës së plotë. Mbroni gjërat personale gjithsecili prej jush. Java ka një tendencë që të nxjerri të fshehta dhe sekrete. Të mërkurën dhe të enjten dominonjnë thashethemet.

Dashi
Kjo hënë e plotë është në një pozicion të rëndësishëm me diellin dhe do të ndikojë në çështje afatgjata që i përkasin ekonomisë. Marsi është në ditët e fundit te peshqit, që ju jep ende mundësi për të korigjuar planet e tyre. Do ketë zhvillime ekonomike nga mesi i javës. Në 29 Prill, Marsi futet te dashi dhe ritmi përshpejtohet dhe mund t’ju lerë mbrapa me planet e lekut. Në lidhje me çështjet e zemrës duhet të jeni të përmbajtur, pasi nëse jepni mendimet tuaja mund të përkeqësoni situatën.

Demi
Problematika e kësaj hëne të plotë fokusohet në çështje që i përkasin jetës personale. Duan të zbulojnë të vërtetën ose duan të lexojnë shpirtin e tjetrit. Kanë diellin me vete dhe është e domosdoshme të shfrytëzohet me inciativa, bashkëpunime, lëvizje, banka. Vendosini prioritet. Është shumë e rëndësishme çështja e pronësisë. Kanë mundësira shumë të mira për të kopsitur çështje të pronësisë. Mundësi që mund të vi shumë rrallë.

Binjakët
Vështirësia e kësaj hënë të plotë dhe ditëve të fundit të mërkurit në retrogradë qëndron te problematika për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është shumë e thjeshtë të lindin keqkuptime, por duhet të jenë të kujdesshëm në rapot me fëmijët e tyre. Të ruajnë qetësinë. Kthimi i mërkurit në të drejtë sjell ndryshimin e parë dhe përshpejtohet ritmi. Mezi presin hapjen e një faze të re që do jetë shumë e rëndësishme për binjakët.

Gaforrja
E kanë shumë të thjeshtë për ta gjetur veten në qendër të vëmendjes. Kjo hënë e plotë i ndihmon për të qenë protagonist dhe në ambjentet e punës do marrin pjesën më të mirë. Do ndihen të suksesshëm. Në shtepi do ketë pikpyetje dhe duhet të kontrolloni tonacionet.

Luani
Me këtë hënë të plotë do tu duhet të marrin situatën në dorë në dy çështje të rëndësishe. Profesion dhe familja. Ruajtja e ekulibrit do të sjellë suksesin e javës. Kontrollin e hapave e kanë në dorë dhe mund ta ruajnë. Hyrja e marsit me jupiterin dhe uranin duket sikur do t’i ndihmojë për diçka që ka të bëjë me shëndetin e njërëzve të afërt. Kjo javë zbulon të vërtetën dhe i surprizon për mirë.

Virgjëresha
Nëse dua që java të jetë produktive dhe të realizojnë planet që kanë vendosur duhet një prganizim i mirë. Mërkuri në të kundër vazhdon të ketë ndikim të fortë në 24 orësishn e tyre. Por kush e organizon mirë nuk do ketë ndikim nga ky mërkur. Hëna e plotë lidhet drejtëpërdrejtë me pjesën sociale. Duhet të suportojnë dhe ndihmojnë njerëzit që i përkasin shoqërisë së tyre.

Peshorja
Kjo hënë e plotë ka të bëjë me kthjelltësi apo qartësi të brendshme. Për mënyrën si ndihen dhe çfarë mund të korigjojnë. Do e gjejnë veten në qendër të vëmendjes dhe të kenë rol protagonist. Kthjellohen në çështjen e tyre më të rëndësishme, në profesion. Shfrytëzojini këto ditë për tu qartësuar dhe për të bërë levizje në shërbim të karrierës.

Akrepi
Dielli ballë përballë tyre i nxit për të gjetur fajtorët. Mendimet se kush është fajtor duhet t’i mbajnë për vete sepse do e drejtojnë gishtin në vendin e gabuar dhe nuk do jenë të drejtë. Nëse gabojnë do t’ju duhet shumë kohë për të korigjuar raportet e tyre në ambjentet e punës. Kujdes në gjykimin e bashkëpuntorëve.

Shigjetari
Kujdes me çështjet e fizikut. Çfarëdo lloj shqetësimi tjetër lihet pas këtë javë. Venusi do jetë të dashi edhe disa ditë dhe kjo bën që në raportet personale të tyre të ndihen mirë, të vlerësuar dhe janë atje ku ndjejnë përkatësinë e tyre.

Bricjapi
Një hënë e plotë me interferenca të afërta te bricjapi. Ka të bëjë me çështje që i përkasin projektimit të tyre, emrit dhe statusit. Çfarë kanë të rëndësishme dhe personale ta mbajnë për vete dhe mos ta ndajnë akoma. Nga data 25 dhe në vazhdimësi do kenë mundësi shumë më të mira për të diskutuar dhe për të marrë mendimin nga të tjerët në projektet e tyre.

Ujori
Janë protagist të javës. Janë disa tematika që do preken. Një javë që ka ngarkesa por sjell dhe zhvillime. Si në raport me fëmijët, punën apo ekonominë. Pjesën më të madhe të energjisë së tyre do ta kanalziojnë për të ndihmuar familjarët e tyre.

Peshqit
Këtë javë do të duhet të jenë të kujdesshëm me fizikun e tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën si do i zgjidhin. Me ndihmën e marsit që është te peshqit i kanë të gjitha mundësitë për të pasur zhvillime të çuditshme të ndhmuara nga fati. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *