E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ju pickojnë mushkonjat më shumë se të tjerët? S’ka lidhje me “gjakun ëmbël”

Dëgjojmë shpesh se kur dikë e pickon mushkonja arsyeja është “gjaku i ëmbël”, por e vërteta nuk qëndron kështu. Sipas një studimi të fundit, gjenet në trupin e njeriut përcaktojnë mundësinë për t’u pickuar nga mushkonjat.

 

Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë se sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbuese. Për njerëzit të cilët nuk sulmohen nga mushkonjat ndikon prodhimi i një ilaçi natyral kundër insekteve për të qenë të mbrojtur ndaj tyre.

 

Mushkonjat femra janë më të njohura për të shfaqur një preferencë të çuditshme për njerëzit e caktuar kur kërkojnë gjak. Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave, e njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit e shëndoshë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë