E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Jorida Tabaku: Mbështetje e jashtëzakonshme për PD, edhe administrata është me ne

Mbështetjen për Partinë Demokratike, kandidatja për deputete, Jorida Tabaku, e sheh në rritje. Sipas saj, diçka të tillë tregohet jo vetëm nga sondazhet, por edhe nga fryma gjatë takimeve elektorale.

 

Reklamë

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Tabaku denoncoi se administratës publike po i bëhet presion për votën. Por pavarësisht kësaj, shtoi demokratja, administrata do të mbështesë PD më 25 prill.

 

“Sondazhet e PD, e të gjitha televizioneve e tregojnë PD në rritje, një mbështetje të jashtëzakonshme. Unë sapo vij nga terreni dhe kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme. Sondazhet tregojnë 20 deputetë për Tiranën, është një rritje. Po i bëhet presion administratës publike dhe prandaj njerëzit shprehen skeptikë. Ka një mbështetje të jashtëzakonshme, sidomos nga administrata publike. Përditë marrim mesazhe që na thonë se pavarësisht presionit, ne do ju mbështesim.”

 

Duke vënë theksin edhe te gjendja e biznesit dhe premtimet elektorale të PD, Tabaku tha se biznesi i vogël ka qenë më i penalizuari nga qeveria e Edi Ramës. Ajo deklaroi se barra fiskale për ta është rritur dhe se propaganda është shumë larg realitetit që jeton çdo ditë biznesi i vogël.

Vazhdo të lexosh

Reklamë