Ish- kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro merret i pandehur nga Prokuroria Antikorrupsion. Prokurori i Posaçëm, Olsi Dado i komunikoi atij akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe të refuzimit për deklarim apo fshehje pasurie.
SPAK thotë se me dokumente tërësisht të falsifikuara, Goro në bashkëpunim me vartësit e tij i kanë përcjellë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës shkresa që të privatizonin një tokë bujqësore prej 5512 metrash katrorë duke i zhveshur shtetit pronësinë që më herët gëzonte mbi të.
Lexo edhe :
Related Posts
Këtë pronë SPAK thotë se Kryetari i Bashkisë Himarë ia vuri në dispozicion Stavri Mëhillit.
Momenti i dytë që dyshohet se Jorgo Goro ka shpërdoruar detyrën është me zhvendosjen në terren të një toke bujqësore, prej 5080 metrash katrorë në mënyrë që të mund ta bashkonte në një të vetme me atë të mësipërmen.
SPAK ka kryer edhe hetim pasuror që çoi në zbulimin e transaksioneve mes Stavri Mëhillit që përfitoi tokën në mënyrë të paligjshme dhe një subjekti tregtar që do të ndërtonte një kompleks në të gjithë truallin që u tjetërsua.
Të dyja këto troje janë vënë nën sekuestron e SPAK. Kallëzimi për Jorgo Goron u bë që në gusht nga Fredi Beleri./vizionplus.tv