E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Joe Biden i pikëlluar, i ngordh qeni me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka humbur qenin e tij pastor gjerman, të quajtur Champ, me të cilin kishte jetuar prej 13 vitesh.

 

Biden thotë se e gjithë familja humbi shokun e saj të dashur, i cili qëndroi pranë tyre në momentet më të gëzuara dhe në ditët më të trishta.

 

Reklamë

“Familja jonë humbi shokun e dashur Champ sot. Do të më marrë malli për të. Në momentet tona më të gëzueshme dhe në ditët tona më të pikëlluara, ai ishte atje me ne, i ndjeshëm ndaj çdo ndjenje dhe emocioni tonë të pashprehur. Ai donte të ishte kudo që ne ishim, gjithçka ishte më mirë kur ai ishte pranë nesh.”

 

 

Champ nuk ishte qeni i vetëm që jetonte në Shtëpinë e Bardhë, pasi Biden ka dhe një pastor tjetër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë