E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Jo vetëm vonesa në stërvitje, Nainggolan nga diskot te tensioni me ultrasit zikaltër

Vonesat në stërvitje janë vetëm njëra anë e medaljes së arsyeve të pezullimit që Inter I ka bërë mesfushorit Nainggolan.

 

Mesa duket belgu i ka tërbuar drejtuesit zikaltër me prezencën e tij edhe në diskoteke pavarësisht zhgënjimit të madh që solli në klub barazimi në transfertë me Kievon.

 

Reklamë

E sit ë mos mjaftonte kjo, Nainggolan duket se ka përkeqësuarf marrëdheniet edhe me drejtuesit e tifozeve ultras të Interit.

 

Një situatë që mund të sjelle edhe në largimin e parakohshëm të mesfushorit nga klubi milanez.

 

Problemi është se zikaltrit duhet të rikuperojne shifren e madhe prej 35-40 milion euro që shpenzuan për ta marrë nga Roma.  Tregu kinez është një mundësi ndërsa tjetra është një shkëmbim kokë më kokë me Keita nga Monaco.

Vazhdo të lexosh

Reklamë