E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Jeta nën “pushtetin” e dëborës, banorët e fshatrave të izoluar rrëfejnë vështirësitë

Trëndafile Bashllari është banore e këtij fshati. Megjithëse e sëmurë me diabet ajo e ka të vështirë të mjekohet në kushte të tilla, me rrugë të bllokuar. Ka ditë kur bashkëshorti i saj ka zbritur më këmbë deri në Lozhan për të marrë ilaçet e saj, por edhe infermierja e zonës i është gjendur në rastet kur ka mundur të shkojë në fshat, edhe ajo më këmbë”.

 

Edhe për banorët e tjerë të fshatit situata është e rëndë, madje ka prej atyre që thonë se një dimër si ky nuk është parë prej vitesh në këtë zonë. Rruga e bllokuar prej fillimit të vitit, e bën të vështirë jetën e tyre, edhe në kushtet kur i kanë të siguruara zahiretë e dimrit por edhe bazën ushqimore për bagëtitë.

 

Reklamë

Administratori i njësisë Gorë, Nazmi Qose na tregon se po punohet për të bërë të mundur qarkullimin edhe në dhjetë fshatrat e izoluar të kësaj njësie.

 

E njëjta situatë e rëndë është edhe në fshatrat e njësisë administrative Moglicë të kësaj bashkie, por edhe fshatra të njësive administrative Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan në Pogradec, ashtu siç ka fshatra të izoluar edhe në bashkinë e Korçës, Kolonjës e Devollit.

 

 

Më shumë video

Reklamë