Subscribe

“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti”, keshtu titullohet botimi më i ri që vjen nga autorja Anila Mema. Në fokus është jeta skenike e aktores së njohur shqiptare Tinka Kurti që përcillet mes kujtimeve dhe rrëfimeve të pathëna që datojnë deri në 40 vjet më parë.

 

Veçantia e këtij botimi qëndron në faktin se ai është ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti.

 

Vetë Kurti vlerësoi e falenderoi secilin prej atyre që kontribuan për realizimin e botimit.

 

TINKA KURTI

ARTISTE E MADHE

“Ju falenderoj për këtë mrekulli që keni bërë! Nuk e kisha menduar kurrë se do të bënit një mrekulli kaq të madhe. Faleminderit kryetarit të Bashkisë, je shumë i mirë. Vazhdo të jesh i tillë dhe vetëm lumturi do të gjesh në jetë”.

 

Në promovimin e vepres, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi artisten e madhe  Tinka Kurti si frymëzim për të gjithë brezat.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“E ke ndriçuar atë rrugë! Sot je një grua e nderuar dhe përulemi me shumë respect para teje. Na ke frymëzuar të gjithëve – na ke treguar se njeriu edhe pse rrëzohet, ngrihet përsëri për të ecur përpara. Këmbëngulja jote është një frymëzim për gjithë brezin e ri të aktorëve. Të jam shumë mirënjohës për këtë”.

 

Ministrja e Kulturës, Elva Mrgariti, i dorëzoi artistes nje objekt simbolik në formën e një copëze shkëmbi.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

“Jemi bashkuar për të celebruar këtë moment për një njëri të veçantë, për një muzë për të gjithë ne. Tinka ka guxuar shumë! Vetëm një grua e guximshme mund ta bëjë këtë dhe jam vërtetë krenare që ti je shembull për gra e për vajza”.

 

Përmes këtij botimi, autorja Anila Mema premton se Tinka Kurti do të njihet në një tjetër dimension, me përjetime e ndjesi të thella dhe të pazbukuruara.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *