Çmimi Nobel për paqe u jepet Nadia Murad nga Iraku dhe kongolezit Denis Mukwege, me motivacionin për përpjekjet e tyre për ti dhënë fund dhunës seksuale si një armë lufte dhe konfliktit i armatosur.

 

Të dy fituesit kanë një kontribut te rëndësishëm ne denoncimin e krimeve te luftës.

 

Denis Mukwege ia ka kushtuar jetën mbrojtjes se viktima te dhunës. Parimi i tij është: drejtësia është çështje e gjithsecilit.

 

Nadia Murad është dëshmitare e abuzimeve të kryera kundër vetes dhe të tjerëve. Ajo vlerësohet si një nga 3000 vajzat dhe gratë jazidi të cilat kanë qenë viktima të përdhunimit dhe abuzimeve të tjera nga ushtria e ISIS.

 

Këto abuzime kanë qenë sistematike dhe pjesë e strategjisë ushtarake.

 

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Këtë vit kanë qenë 331 të nominuar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit.

Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *