James Allison nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tasuku Honjo nga Kina, u shpallën fituesit e parë çmimet Nobel për mjekësi, për vitin 2018.

 

Akademia ne Stokholm, vlerësoi kërkimet e dy studiuesve Allison dhe Honjo të nisura në vitet 1990, mbi gjetjen e rrugëve se sistemi imunitar mund të luftojë kancerin.

 

Zbulimi “përbën një pikë referimi në luftën e çdo individi kundër kancerit. Sipas tyre, sistemi imunitar i trupit mund të sulmojë qelizat e prekura nga sëmundja e rende.

 

Puna e Allison zbuloi se si një proteinë mund të funksionojë si një frenim në sistemin imunitar.

 

Imunoterapia është tani një armë e rëndësishme  për onkologët, ndaj dhe ky çmim, është konsideruar si një nga më të rëndësishmit.

 

Në ditët në vijim pritet të ndahen çmimet në Fizikë, Kimi dhe ekonomi.

 

Akademia Suedeze e shty për vitin tjetër dhënien e çmimit ne letërsi pas dënimit për sulme seksuale te njërit prej anëtareve te bordit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *