Tre shkencëtarë dy amerikane, një britanik dhe një amerikan janë fitues të çmimit Nobel në kimi për vitin 2018.

 

Akademia Suedeze, i vlerësoi ata për kërkimet për prodhimin e enzimave dhe produkteve farmaceutike.

 

Frances Arnold, bëhet kështu gruaja e pestë që fiton çmimin në këtë fushë, dhe e dyta që rrëmben një çmim Nobel për këtë vit. Ajo do të shpërblehet me gjysmën e çmimit prej 9 milionë koronash suedeze, rreth një milion dollarë amerikan, ndërsa gjysma tjetër do të ndahet mes amerikanit Smith dhe britanikut Winter.

 

Fituesit në kimi, janë frymëzuar nga fuqia e evolucionit dhe kanë përdorur të njëjtat parime – ndryshimin gjenetik për të zhvilluar enzimat qe zgjidhin probleme te rëndësishme ne kimi.

 

Të premten pritet të shpallet çmimi Nobel për paqen. Ai për letërsinë nuk do te jepet këtë vit për shkak te skandalit seksual qe përfshiu akademinë suedeze çka çoi edhe dorëheqjen e njërit prej anëtareve te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *