E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jennifer Lopez irritohet në sfilatën në Paris, i kërkuan të ulte çadrën ndërsa binte shi

Jennifer Lopez u shfaq e irrituar gjatë një sfilate mode në Paris, pasi iu kërkua të ulte çadrën që mbante të hapur, ndërsa jashtë binte shi i rrëmbyeshëm.

Këngëtarja mori pjesë të mërkurën, më 30 shtator, në prezantimin e koleksionit të Stella McCartney, në kuadër të Javës së Modës në Paris. Sfilata u zhvillua nën reshje të dendura shiu, ndërsa të ftuarit qëndronin në rreshtat e parë.

Reklamë

Pak para nisjes së shfaqjes, pjesëtarët e stafit u kërkuan të pranishmëve të mbyllnin çadrat, në mënyrë që të mos pengonin pamjen drejt pasarelës. Një grua që ndodhej pas Lopezit i përcolli fillimisht kërkesën, por këngëtarja vazhdoi ta mbante çadrën e hapur.

Disa sekonda më vonë, Lopezit iu kërkua sërish ta ulte çadrën. Në video, ajo duket e bezdisur nga situata, përpara se në fund t’ia dorëzonte çadrën një pjesëtari të stafit që ndodhej pas saj.

Pavarësisht motit, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e saj. Ajo kishte zgjedhur një pallto të gjatë prej gëzofi, një fustan midi dhe këpucë me taka të larta në nuanca kafe, ndërsa fytyrën e kishte mbuluar me një vello. Në krah të saj në rreshtin e parë ishin bashkëshorti i Stella McCartney dhe këshilltari i dizajnit kreativ të shtëpisë së modës, Alasdair Willis, si dhe aktorja Diane Morgan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.