E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Jeni vonë për parukeri”/ Nikolla përplaset me Alibeajn: Gjuha jote është fyese dhe seksiste

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore.

 

Ishte Alibeaj ai që filloi të fliste për Vettingun në Politikë, kur kryetarja e këtij Komisioni, Lindita Nikolla ndërhyri, duke i kërkuar që të mbaronte fjalën, pasi po merrte shumë kohë.

 

Reklamë

Pjesë nga debati:

 

Lindita Nikolla: Ju lutem përqëndrohuni tek kërkesat tuaja.

Gazment Bardhi (ngrihet nga vendi): Nuk është e mundur, herë nisim fjalën…

Ermonela Felaj (ndërhyn por nuk kuptohet).

Gazment Bardhi: por ju nuk jeni patronazhisti Ermal Pishtari, ju jeni Ermonelaj Felaj, Pishtari jeni ju që flisni?

Lindita Nikolla: Po ç’është kjo mënyrë të foluri? Ju lutem nuk po bëjmë as humor dhe as gallatë tani….s’janë terma për gallatë këtu.

Enkelejd Alibeaj: Nëse ju ka shkuar vonë për permanent na e thoni dhe të mbyllim mbledhjen e ta shtyjmë për një ditë tjetër…

Lindita Nikolla: Gjuha juaj është fyese, ju po u vini një stereotip zonjave që janë këtu, është gjuhë seksiste….

Enkelejd Alibeaj: Mos bëni viktimën tani…

Lindita Nikolla: Por kjo që bëni ju është fyese, të thuash ju shkoi vonë për në parukeri.

Më shumë video

Reklamë