E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Jeni persona që qani shpejt? Zbuloni çdo të thotë ky fakt për ju

Personat të cilët qajnë shumë janë persona që kanë një personalitet të fortë. Studime të ndryshme tregojnë se qarja nuk është shenjë dobësie tregojnë specialistët, as shenjë e rënies psikologjike.

 

Të qarit është shprehi e një personaliteti të fortë, që di të reagojë saktë ndaj fatkeqësive dhe t’i tjetërsojë ato në diçka pozitive.

 

Reklamë

Më poshtë do të njiheni me arsyet që tregojnë se ata që qajnë janë më të fortë se të tjerët…

 

Nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre.

Personat që qajnë tregojnë se janë realist dhe pranojnë atë që iu ndodh.

 

E dinë që lotët “pastrojnë” shpirtin.

Dikush që qan, me të drejtë dhe arsyje, pastron shpirtin e tij nga pesha e tepruar, lejon të largojë mërzitjen që të qetësohet shpirtërisht.

 

Lotët sjellin…buzëqeshje

Duket pak paradoksale, por qetësia që vjen pas një shpërthimi, të rikthen humorin. Sipas studiuesve, ata që qajnë shpesh, më pas ndjehen më mirë dhe në përgjithësi janë personalitete që menjëherë pas të qarës kërkojnë burime gëzimi.

 

Nuk iu intereson se çfarë do të thonë të tjerët

Dhe kjo sipas psikoterapistëve është shenja më e mire. Ata që qajnë pa turp, janë njerëz me mend, personalitete me shpirt të fuqishëm, që dallojnë saktë ato që vlejnë dhe nuk vlejnë.

 

Kanë funksionin e prototipit

Përderisa janë të sinqertë me veten dhe ata që i rrethojnë, nxisin të tjerët të mendojnë por edhe të ndjejnë si ata.

 

Lotët “vrasin” mikrobet

E mira e tyre është se jo vetëm “vrasin” ndjenjat negative por edhe 90%-95% të shumës së baktereve të syrit, duke pastruar shikimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë