Video · Politikë
“Jeni pak arrogant”/ Kandidatja për deputete ia thotë “troç” Ramës, si reagon kryeministri
Një nga kandidatet e programit “Deputeti që duam”, prezantuar nga kryeministri Rama, Albana Hana, u pyet se cili është defekti më i madh që ka Partia Socialiste.
Ajo i tha kreut të qeverisë se është arrogant. Nga ana tjetër, kryeministri iu drejtua duke i thënë se shkak mund të jetë e folura në mënyrë direkte dhe me këmbëngulje.
Hana: Jeni pak arrogant
Rama: Mbase jam. Unë mendoj që mua më etiketohet arrogancë, është drejtpërdrejtësia. Bindjet nuk janë gjithmonë të drejta në një debat. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia. Nëse jam gabim, unë tërhiqem dhe kërkoj falje
Më shumë video
Reklamë




