Subscribe

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore për pesë rojet bregdetare që u arrestuan një ditë më parë, të akuzuar se kanë shpërdoruar detyrën.

 

Seanca u karakterizua nga momente prekëse. Familjarët e të arrestuarve u përlotën, ndërsa nuk munguna lotët as nga të prangosurit. Familjarët shprehën të gjithë mbështetjen e tyre për ta dhe i quajtën heronj se kanë shpëtuar jetë njerëzish.

 

 

 

 

“Nuk ka bërë asgjë, ka shpëtuar 55 jetë njerëzish. Ishte në krye të detyrës, qeveria të merret me skafistët, me kriminelët, jo me njerëzit e ndershëm. Djali im ishte me forcat e NATO-s, bëri stërvitje. Jam krenare se ka mbrojtur jetën e njerëzve. Ku ishte policia kufitare? Çfarë do të bënin 5 veta me 55 veta? Mbrojtën fëmijët që qanin, ulërinin, nuk u morën me maskarallëqe”, tha nëna e një prej të arrestuarve, Sejfulla Bejaj, për mediat.

 

Të arrestuarit mohojnë të kenë kryer krim. Ata janë nën akuzë se lanë të arratiset drejtuesin e gomones, gjatë një operacioni të zhvilluar në janar për shpëtimin e klandestinëve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *